AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS: Nga Manja te Çuçi, Gjiknuri e Hasani, ja cilët janë drejtuesit e komisioneve parlamentare

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e para pas punimeve të Asamblesë Kombëtare socialiste dhe prezantimit të qeverisë së re.

Mësohet se soialistët kanë vendosur ndarjen ekrerëve të komisioneve parlamentare si më poshtë:

  • Ulsi Manja, komisioni i Ligjeve

  • Igli Hasani, komisioni i Jashtëm

  • Blendi Klosi, komisioni Bujqësia

  • Milva Ekonomi, komisioni i Ekonomisë

  • Bledi Çuçi, komisioni i sigurisë

  • Anila Denaj, komisioni Burimet Natyrore

  • Damiani Gjiknuri, komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore

  • Fatmir Xhafaj, Kryetar i komisioni Nisma Qytetare.

Në seancën plenare të pasdites së nesërme, pritet që socialistët të propozojnë rritjen e numrit të komisioneve duke i çuar në 11, 7 prej të cilave do të drejtohen nga Partia Socialiste dhe 4 nga opozita.

Ndërkohë pas diskutimit në Këshillin e Mandateve, pasdite do të votohet propozimi i PS për ndryshimin e numrit të komisioneve.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com