AktualitetTë fundit

Vodhën dy dyqane, një makinë e një motomjet, përfundojnë në pranga dy të miturit në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë, janë ndaluar dy shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të dyshuar si autorë të katër vjedhjeve të kryera gjatë muajve gusht dhe shtator.

Sipas njoftimit zyrtar, të miturit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe dyshohen për një sërë veprash penale, përfshirë vjedhjen e një motomjeti në zonën e Astirit, grabitjen e dy dyqaneve nga ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe vjedhjen e një sendi me vlerë brenda një automjeti.

Policia ka bërë të ditur se po vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme ku të miturit mund të jenë të përfshirë.

Materialet për ngjarjet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, autoritetet po thellojnë hetimet për të përcaktuar nëse të rinjtë kanë qenë pjesë e ndonjë grupi më të gjerë kriminal apo kanë vepruar në mënyrë të pavarur.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com