AktualitetPolitikëTë fundit

Ish-prokurori Beci: Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar atentatin tragjik të ndodhur në disa ditë më parë ku humbën jetën dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në një lokal në “zemër” të Shkodrës.

Teksa jep detaje nga krimi i rëndë, Beci tregon se pista hetimore është “larje hesapesh” mes fiseve Bajri dhe Lici për të cilën thekson se janë mbi 20 vite jetëgjatësi kriminale.

Sipas Becit, dy fiset janë futur fuqishëm në krimin e organizuar dhe së fundmi po tentojnë të integrohen dhe në politikë.

“Bajri dhe Lici janë grupet më jetëgjatë e të pa goditurat nga drejtësia. Ata kanë 20 vjet jetëgjatësi kriminale. Janë futur fuqishëm në krimin e organizuar dhe janë fuqizuar dhe tentojnë të hyjnë në politikë siç ka të dhëna nga dosja “Metamorfoza”. Këto elementë, ka bërë që të paktën grupi i Bajrave, të ketë rezistencën ndaj hetimeve arrestimeve, për rreth 20 vite. Për këtë arsye ata janë bërë grupe që krijojnë dominancë dhe bëhem të rrezikshëm. Këtu dalim te elementi i gjakmarrjes. Grupi niset të marrë gjak dhe përfundon në krimin organizuar. Niveli i alarmit në Shkodër nga qytetarët është i lartë. Për momentin qyteti kontrollohet nga policia. Është bërë alarmante në Shkodër, duke qenë se fenomeni i gjakmarrjes është i fortë dhe kur bëhet atentate, autorët tregonin kujdes për të shfaqur se po shkonin për të marrë gjak në Shkodër, jo për të hyrë në gjak. Tregonin kujdes në objektivin e tyre, por tani po bëhet i rrezikshëm edhe për kalimtarët.  Nuk ka nevojë të çosh forca shtesë, por të mbledhësh informacione për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale.Në Durrës apo Vlorë kryqëzohen trafiqet, grupet kriminale sot që flasim e kanë rrezikshmërinë e tyre më të madhe përveç në Shkodër e kanë në Elbasan, Fier dhe Vlorë që lidhen me trafikun e drogës. Por Vlora, Fieri dhe Elbasani po sjellin elementë të trafikut të drogës që e bëjnë aktivitetin në Brazil, në Amerikën Latine”, tha Beci për News 24.

Kujtojmë që shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç.

Eugen Beci e ka cilësuar prioritet pastrimin e Policisë së Shtetit nga elementët kriminal dhe të korruptuar për të qenë një institucion i pavaruar dhe i suksesshëm.

“Përgjegjës për suksesin ose dështimet është drejtori i Policisë së Shtetit. Për mua Ilir Proda ka një performancë të mirë. Patjetër që ka vend për përmirësime, por Policia duhet të pastrohet nga elementë kriminalë apo të korruptuar. Përse u kujtuan pas 14 vitesh që Policia e Shtetit është e pavarur? Shpresojmë që policia të marrë pavarësi, qoftë nga ministri, qoftë nga kryeministri”, tha Beci.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com