AktualitetBota+Të fundit

Bashkëshortja e Charlie Kirk, SHBA del me deklaratë publike

Erika Kirk, e veja e aktivistit të vrarë, Charlie Kirk, ka folur publikisht për herë të parë. Ajo tha, se ka ndërmend të vazhdojë turnetë dhe podkastet e bashkëshortit.

Dy ditë pas sulmit vdekjeprurës ndaj aktivistit të njohur konservator të djathtë, Charlie Kirk, e veja e tij, Erika Kirk, ka folur publikisht për herë të parë. Ajo njoftoi, se  se ka ndërmend të vazhdojë turnetë dhe podkastet e tij. Erika Kirk gjithashtu falënderoi Presidentin e SHBA-së Trump për mbështetjen.

Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha: “Nuk e keni idenë se çfarë sapo keni shkaktuar në gjithë këtë vend.” I dyshuari për atentatin ndaj aktivistit të krahut të djathtë amerikan Kirk u arrestua.

Kush ishte Charlie Kirk?

Charlie Kirk, një podcaster i suksesshëm dhe aktivist u qëllua gjatë një takimi me përkrahës në Utah. Ai ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat ​​e mesme, kolegjet dhe universitetet. Ajo ka më shumë se 250.000 anëtarë studentë. Kirk përdoret masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Donald Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe konsiderohej me lidhje të mira në administratën e Trump./DW

 

Frsksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com