Bardhi i hoqi mikrofonin Ballës, Rama i erdhi në ndihmë. Çfarë nuk u pa nga Kuvendi (
Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit pati momentet e veta kyçe. Një ndër to ishte edhe ai mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës. Kur ky i fundit po fliste, Bardhi i hoqi kartën nga mikrofoni, duke ia fikur zërin në këtë mënyrë.
Në ndihmë të Ballës erdhi Edi Rama, i cili i vendosi në dispozicion mikrofonin e tij. Kryeministri kishte zgjedhur të ulej mes Niko Peleshit, i cili do të jetë kryetari i ardhshëm i kuvendit, dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ai është fiksuar duke folur gjatë me Ballën herë pas here në seancë.
Ndërkohë disa fjalë i ka pasur edhe me Ulsi Manjën, të cilin e uli në detyrë si ministër Drejtësie dhe e vendosi si kryetar të Komisionit të Ligjeve.
Nga ana tjetër, Agron Shehaj ka zgjedhur të kalojë kohën teksa Vasil Llajo lexonte emrat e deputetëve, duke lundruar në internet dhe duke parë titujt e lajmeve të ndryshme.
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk ishin vetëm në këtë seancë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik, mes tyre edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve, Nancy VanHorn. Nuk munguan as përfaqësuesit e feve në Shqipëri.
Fraksion.com

