AktualitetPolitikëTë fundit

“Veliajt i është mohuar e drejta e gjykimit”, Rama njofton zgjedhjet: Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë

Edi Rama: Sot kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli i kryeqytetit, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq i gjatë, gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe në pasqyrat e gjykatave sociale. Madje, në shkelje të hapur të ligjit të çdo zakoni, janë nxjerrë nga brenda, nga ato tezga, biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Është shkelja më e hapur, më flagrante, më brutale në shpërdorim total të detyrës, nga ana e atyre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore.

Tema jonë është që askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori drejtësie me pikëpyetje, pikëçuditëse…

Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë

Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin më as 7 ditë të tjera pa e ditur se çfarë do të bëhet me drejtimin e Tiranës.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com