AktualitetPolitikëTë fundit

Rama 4, emrat që surprizojnë në kabinetin qeveritar

Për herë të parë Ministrinë e Brendshme do e drejtojë një grua, ndërsa Rama ka konfirmuar në detyra duke i ndryshuar pozicionet disa prej ministrave aktualë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik përbërjen e qeverisë së re, duke i besuar Belinda Ballukut sërish pozicionin e zv.Kryeministres dhe ministers së Instrafstrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë Ministrinë e Brendshme, për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ia ka besuar një gruaje. Bëhet fjalë për Albana Koçiun, për të cilën Rama tha se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lidhje vetëm me Policinë e Shtetit, por edhe me sistemin e adresave, apo zjarrfikësit, që sot marrin vetëm thërrimet.

Në këtë mënyrë Koçiu ka kaluar nga ministria e Shëndetësisë në një dikaster edhe më të rëndësishëm, Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Diplomacinë ose Ministrinë e Punëve të Jashtme do e drejtojë Elisa Spiropalin, e cila nga Kryetare e Kuvendit, do të rikthehet në Qeveri, por me një nga pozicionet më të rëndësishme dhe më kyçe.
Petrit Malaj është rikonfirmuar në postin e ministrit të Financave, sikundër edhe Blendi Gonxhe që do të vijojë të mbetet në pozicionin e ministrit. Ai do të jetë ministër i Kulturës dhe Turizmit, pozicion që më parë e mbante Mirela Kumbaro. Kjo e fundit do të vijojë të mbetet sërish në kabinetin qeveritar, duke drejtuar Ministrinë e Arsimit.

Ministër i Mjedisisit është emëruar Sofjan Jaupaj, që u cilësua si një nga shqiptarët më të shquar të mjedisit.

Elis Sala është zgjedhur si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale. Ndërkohë Delina Ibraimaj është zgjedhur si ministre e re e Inovacionit dhe Ekonomisë.

Pjesë e Qeverisë së re nuk do të jetë më Ulsi Manja, ndërsa pozicionin e ministrit të Drejtësisë e merr Besfort Lamallari, i cili ka qenë zv.ministër i Brendshëm.

Ministrinë e Mbrojtjes do e drejtojë Pirro Vëngu, që rikonfirmohet në këtë detyrë.

Ndërkohë Andis Salla do të marrë drejtimin e ministrisë së Bujqësisë. Salla ka drejtuar Bashkinë e Cërrikut. Arbian Mazniku nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, ndërsa Ervin Demo do të jetë ministri i ri i Pushtetit Vendor.

Toni Gogu ka marrë besimin e Edi Ramës për të qenë ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin.

Pirderi dhe Dhuka janë rikonfirmuar nga Edi Rama në postet ministrore që mbanin, ndërsa Kryeministri nuk ka kursyer vlerësimet dhe elozhet për dy bashkëpunëtoret e tij që i quajti “brukselistet”, referuar lidhjeve të tyre profesionale me Brukselin, kryeqytetin e BE-së.

Përbërja e Qeverisë së re

Kryeministër Edi Rama

Zv.Kryeministre Belinda Balluku, kontributi i së cilës ka folur vetë. Do të drejtojë edhe ministrinë  e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministër i Punëve të Brendshme Albana Koçiu

Ministria e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropalin

Ministër Mjedisi Sofjan Jaupaj

Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja

Ministër i Arsimit Mirela Kumbaro

Ministër i Financave Petrit Malaj

Ministër i Shëndetësisë Elis Sala

Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibraimaj

Ministër i Drejtësisë Besfort Lamallari

Ministria e Mbrojtjes Pirro Vëngu

Ministër i Bujqësisë Andis Salla 

Ministria e Pushtetit Vendor Ervin Demo

Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin Toni Gogu

Diella, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.

Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin Adea Pirdeni

Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë Majlinda Dhuka

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com