Qeveria e re: Rama konfirmon Ballukun, ndryshime te Punët e Brendshme, Diplomacia dhe Drejtësia
Në një fjalim që zgjati mbi dy orë, kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Por teksa ka konfirmuar Ballukun, Rama ka bërë ndryshime në dy dikastere të tjera shumë të rëndësishme, te Punët e Brendshme dhe Punët e Jashtme. Kështu Ervin Hoxha do të shkarkohet nga detyra për t’i lënë vendin Albana Koçiut, ministrja aktuale e Shëndetësisë, që do të jetë e para drejtuese femër në historinë e Ministrisë së Brendshme.
Në ministrinë e Drejtësisë nuk do të jetë më Ulsi Manja që do të marrë postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Vendin e tij do ta zërë zv.ministri Besfor Lamallari. Konfirmime të tjera janë edhe Petrit Malaj te Financat, Blendi Gonxhe te Turizmi, si dhe dy ministret e Shtetit, Adea Pirdeni dhe Majlinda Dhuka.
Në vendin e lënë bosh nga Ogerta Manastirliu në ministrinë e Arsimit do të ulet Mirela Kumbaro, ndërsa në ministrinë e Shëndetësisë Evis Sala.
Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm
Ikën: Ervin Hoxha
Vjen: Albana Koçiu
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ikën: Igli Hasani
Vjen: Elisa Spiropali
Ministër i Mbrojtjes
Pirro Vengu
Ministër i Financave
Petrit Malaj
Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Blendi Gonxhja
Ministër i Mjedisit
Ikën: Mirela Kumbaro
Vjen: Sofjan Jaupaj
Ministër i Arsimit
Ikën: Ogerta Manastirliu
Vjen: Mirela Kumbaro
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ikën: Albana Koçiu
Vjen: Evis Sala
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Ikën: Blendi Gonxhe
Vjen: Delina Ibrahimaj
Ministër i Drejtësisë
Ikën: Ulsi Manja
Vjen: Besfor Lamallari
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ikën: Anila Denaj
Vjen: Andis Salla
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën: Taulant Balla
Vjen: Toni Gogu
Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Adea Pirdeni
Ministër Shteti dhe Kryenegociator për BE
Majlinda Dhuka
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Ikën: Arbjan Mazniku
Vjen: Ervin Demo
Fraksion.com

