AktualitetPolitikëTë fundit

Kabineti me emrat e rinj: Sofian Jaupaj te Mjedisi, Blendi Gonxhja te Turizmi, Mirela Kumbaro te Arsimi

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike emrat e ministrave të rinj në kabinetin qeveritar. Sofian Jaupaj do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mjedisit, Blendi Gonxhja do të udhëheqë sektorin e Turizmit, ndërsa Mirela Kumbaro do të jetë ministre e Arsimit. Ky riorganizim vjen në një moment kyç për qeverinë, duke synuar forcimin e institucioneve dhe avancimin e reformave strategjike në këto fusha.

“Siç e ka treguar aftësinë drejtuese dhe përkushtimin e nevojshëm, kam besim se Blendi do të jetë ministri i duhur në këtë fazë. Mirela do ta lërë stafetën e turizmit pas një pune plot mund dhe pasion, me rezultate kuptimplota, ndërkohë që turizmi gjendet në një udhëkryq strategjik. Forca tërheqëse e këtij vendi bëhet, në ritmin e duhur. Kultura duhet të ecë më shpejt në formësimin e korpusit të institucioneve të saj. Me Galerinë më të bukur të arteve në rajon, me Muzeun më të bukur Kombëtar, duke ushqyer burimet e veta krijuese. Synimi ynë duhet të jetë të joshim nga jashtë jo vetëm talentet tona. Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit do t’i bashkohet edhe Sporti, duke nisur një reformë të vonuar që nuk mund t’ia mohojmë dot sportit. Sofian Jaupaj është kryenegociatori i Shqipërisë për kapitullin e rëndë që lidhet me mjedisin. Ai është një nga njohësit më të mirë.
Edhe Sofiani i ka ngjitur shkallët e karrierës një e nga një, për të arritur në postin e zëvendësministrit të Mjedisit ku është tani.”,
tha Rama. Ai shtoi se Mirela Kumbaro do të jetë ministre e Arsimit.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com