“Çantat e Ballukut kushtojnë më shumë se aksesorët e qeveritarëve të korruptuar të Nepalit”, Berisha: Krenohen me vjedhjet, detyra jonë të mos e gëzojnë mandatin!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD-së, ku ka folur për formimin e qeverisë së re dhe ka rikthyer sulmet ndaj ministrave të qeverisë, duke akuzuar veçanërisht Belinda Ballukun, të cilën e quajti sërish si “Lubi” për aferat korruptive ku ajo është e përfshirë.
Berisha theksoi rëndësinë e rolit të demokratëve në parlament dhe përgjegjësinë që kanë si përfaqësues të qytetarëve, duke shtuar se pavarësisht sfidave, misioni i tyre është të luftojnë kundër “narkoregjimit” dhe “diktaturës autoritare” që sipas tij ka uzurpuar të gjitha pushtetet në vend.
Ai u zotua se PD do qëndrojë në parlament si zëdhënës i qytetarëve dhe do t’u përgjigjet pritshmërive të demokratëve, të cilët sipas tij janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, por që besojnë në misionin e tyre për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Në fjalën e tij, Berisha sulmoi edhe luksin dhe korrupsionin e ministrave të qeverisë, duke krahasuar veshjet e tyre me ato të qeverisë komuniste të Nepalit. “Spote kundër korrupsionit të qeverisë komuniste të Nepalit nxirrnin syze 500 euro, këpucë 1 mijë euro, xhaketa 700 euro, por asgjë nga këto nuk kushton sa çantat e Lubisë,” u shpreh Berisha.
Fraksion.com

