“Rezultati lë për të dëshiruar”, Rama kritika ambasadorëve: Diplomacia ekonomike, hallka jonë më e dobët
Për tre ditë me radhë, ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë do të mblidhen në Tiranë për të për të përcaktuar prioritetet dhe për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se kreditet e Shqipërisë sot janë më të larta se asnjëherë dhe vendi ynë shihet si një partner i besueshëm në rajon.
Edi Rama: Dua ta vë theksin te një moment historik, organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri në 2027. Më pak se dy vite nga sot, nëse kemi parasysh kohën e organizimit të samitit. Dua të përgëzoj ambasadorin tonë në NATO dhe të gjithë ata punuan për ti dhënë formën përfundimtare dhe për të garantuar vulen mbi një vendimmarrje që besoj se e mirëkuptoni plotësisht kur them se ishte thuajse utopike që Shqipëria të presë një samit që sposton drejt një vendi me mijëra vetë. Dhe që në Shqipëri të mblidhen të gjithë krerët e BE-së dhe SHBA.
Një element kycc që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave. Sa i përket politikës së jashtme, qeveria në Tiranë ua ka lehtësuar punën. Ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë europiane ishin të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë ndërkombëtare janë vetëm një telefonatë larg nga Tirana. Puna juaj duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila është tejet e zhvilluar në Europë. Duke shfrytëzuar impaktin e Shqipërisë mund të bëjmë shumë së bashku.
Ne kemi çuar në një nivel krejt tjetër marrëdhëniet me disa nga vendet kryesore të Gjirit dhe presim që edhe sbërbimi diplomatik të ngrihet deri në atë nivel dhe mund të shkojmë edhe më tutje. Rezultati lë shumë për të dëshiruar.
Fraksion.com

