AktualitetTë fundit

Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

Tragjedia në Shkodër merr përmasa edhe më të rënda. Konfirmohet se një nga personat e plagosur gjatë atentatit me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Viktima e dytë është identifikuar si Geridon Kraja. Ai ishte një nga personat që mbeti i plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u qëllua mëngjesin e së dielës në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.

Kujtojmë se viktima e parë ishte Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq) dhe një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi.

Autori i dyshuar i atentatit, Rakip Gila, 28 vjeç, është arrestuar nga Policia dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com