AktualitetPolitikëTë fundit

Rama uron nxënësit në ditën e parë të shkollës

Kryeministri Edi Rama uroi sot nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor 2025-2026.

Rama u uroi suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes.

Në të gjitha shkollat e vendit nisi sot viti i ri mësimor. Ky vit shkollor, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit vjen me risi dhe investime të rëndësishme në institucionet arsimore.

Sot në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026 kanë hapur dyert 30 shkolla të reja nga veriu në jug.

MAS për këtë vit shkollor ka shpërndarë libra falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com