“Porosia erdhi nga Dubai”, publikohet fotoja e rumunit që ekzekutoi Renato Hoxhajn në Vlorë!
Personi që shikoni në foto është Daniel Cornea, 53 vjeç, shtetas rumun, me njërin nga prindërit grek dhe që jeton në Athinë.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Vlorës si personi që ka kryer ekzekutimin e 58-vjeçarin Renato Hoxha, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 27 prillit 2025, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Hetimet paraprake tregojnë se autorët e krimit kishin informacion të saktë në lidhje me lëvizjet e Hoxhajt – ata e dinin që ai punonte të dielave dhe largohej herët në mëngjes. Ishte pikërisht kjo saktësi që duket se është shndërruar në një katastrofë për të.
Një nga pistat e para të hetimit ishte një mosmarrëveshje për pronën, por kjo u përjashtua shpejt. Sipas burimeve policore, atentati duket se lidhet me krimin e organizuar. Dyshohet se Hoxhaj mund të ketë pasur njohuri ose kontakte që e bënin të rrezikshëm për dikë.
Ndërkohë, personi i parë, djali i një ish-deputeti, është arrestuar për përfshirje të mundshme në atentat, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar fijet e ndërthurura të një rrjeti që lidh grupet kriminale nga veriu në jug të vendit, të cilat komunikojnë dhe bashkëpunojnë me urdhra që vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Fraksion.com

