Përfundon seanca ndaj Ilir Metës në Apelin e GJKKO, gjykata lë në qeli ish-Presidentin e Republikës
Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, lidhur me ankimimin e bërë nga ai kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjykata ka vendosur lënien në qeli të Metës.
Meta ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg, me argumentin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.

