Manja: Të rinjtë në konflikt me ligjin nisin vitin e ri shkollor
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka marrë të gjitha masat që edhe të rinjtë në konflikt me ligjin të kenë mundësi të ndjekin mësimin, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.
Në një reagim në rrjetet sociale ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, theksoi rëndësinë e garantimit të së drejtës për arsimim për çdo fëmijë dhe të ri.
“Ministria e Drejtësisë ka marrë të gjitha masat që edhe të rinjtë në konflikt me ligjin të nisin sot vitin e ri shkollor, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh Manja duke përcjellë urimet për një vit të mbarë, me dije dhe mundësi të reja për secilin prej tyre.
Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës.
Fraksion.com

