Identifikohet autori i masakrës në Shkodë: Rakip Gila para dy vitesh u arrestua pasi ktheu shtëpinë në bazë kriminale
Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë mbi të kaluarën kriminale të Rakip Gilës, autorit të dyshuar të atentatit të përgjakshëm në lagjen “Qemal Stafa”, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, dhe u plagosën dy persona të tjerë.
Rakip Gila nuk është një emër i panjohur për Policinë. Në vitin 2023, ai ishte arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, pasi në banesën e tij u zbulua një bazë e pajisur me mjete të përdorura zakonisht nga grupet kriminale.

Për këtë rast, Gila u procedua për disa vepra penale, përfshirë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Pas krimit të sotëm në Shkodër Rakip Gila është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Fraksion.com

