AktualitetPolitikëTë fundit

“Është rritur nevoja për një trupë të motivuar”, çfarë paralajmëron Rama për përfaqësitë diplomatike shqiptare

Në Kuvend do të miratohet së shpejti një kuadër i ri ligjor që pritet të rrisë mbështetjen financiare ndaj përfaqësive diplomatike të Shqipërisë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së ambasadorëve “Diplo 2025”. Rama tha se është rritur nevoja për të pasur një trupë përfaqësuese motivuese.

“Së shpejti në Kuvend do të miratojmë të gjithë kuadrin e ri që do u mundësojë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të jetë më pranë dhe më efektive në përmbushjen e nevojave të përfaqësive tona, që patjetër do rrisë nga një anë kërkesën ndaj përfaqësive, por nga ana tjetër edhe mbështetjen për përfaqësitë tona diplomatike. Jeta në Europë dhe kudo është shtrenjtuar dhe nevoja për të pasur një trupë të motivuar është rritur. Natyrisht për ta përmbushur siç duhet këtë nevojë dhe për t’iu përgjigjur siç duhet sfidave dhe për ta shfrytëzuar potencialin që kemi duhet edhe një motivim më i madh financiar i trupës sonë të shërbimit të jashtëm”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment historik dhe ka nivelin më të lartë se asnjëherë të kredive në arenën ndërkombëtare.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com