Atentati në Shkodër, policia zbulon dinamikën e ngjarjes që tronditi qytetin: Autori hapi zjarr në drejtim të disa personave!
Policia e Shtetit ka publikuar informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodrës, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.
Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 08:50, shtetasi Rakip Gila dyshohet se ka qëlluar me armë automatike në drejtim të disa personave, duke shkaktuar një bilanc tragjik: dy të vrarë dhe dy të plagosur.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso, 43 vjeç, i njohur gjithashtu me mbiemrin Bajroviç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe një 25-vjeçare me inicialet M. K., e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Fraksion.com

