AktualitetTë fundit

Atentat me automatik në mes të qytetit: Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër, përfundon në pranga autori

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës sot, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Vaso.

Dyshohet se i arrestuari është i përfshirë në krim dhe pas ngjarjes ka tentuar të largohej, por është aksidentuar me një automjet tjetër.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh.

Mësohet se Erogen Vaso, i plagosuri në këtë ngjarje, është vëllai i Denis Brajoviç, një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar më herët për çështje kriminale.

“Ka ndodhur një kasaphanë në zemër të qytetit të Shkodrës, një person ka qëlluar me automatik dhe si pasojë ka mbetur një i vrarë dhe tre të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të Shkodrës, sidomos për shkak edhe të nisjes së vitit të ri shkollor. Ka patur një viktimë. Dyshohet që viktima të jetë Armando Pali dhe tre të plagosur. Megjithatë nuk kemi një informacion paraprak mbi identitetin e tyre, Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Personi me automatik ka shtënë me armë disa herë.”, tha gazetarja Emi Kalaja.

Mes të plagosurve është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një grua dhe një kamarier.

I plagosuri Erogen Brajoviç është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu redhe për lidhjet e tij me politikën.

Ai ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule.

Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com