Rruga Qukës-Qafë Plloçë, qytetarët: Shkurton distancën
Pak ditë pas hapjes së aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë i cili lehtëson ndjeshëm qarkullimin e automjeteve për zonën juglindore të vendit, kryeministri Edi Rama ka ndarë opinionet e qytetarëve për këtë investim.
Qytetarët shprehen se tashmë udhëtimi i tyre është më i sigurt dhe disa herë më i shkurtër se më parë.
’’Super rrugë, shumë rrugë e mirë, shkurton kohë, shpëtuam edhe ne nga trafiku’’, u shpreh një qytetar.
’’Shumë e mirë! Rruga superspketakël, na shpëtoi të gjithëve’’, tha një tjetër.
’’Do lidhë juglindjen me Shqipërinë e Mesme, na bëhet qejfi që ja arritëm kësaj dite’’, tha një qytetar tjetër.
Sipas tyre rruga shkurton shumë distancën me zonat e tyre të banimit.
’’Rrugë që i duhej këtij qyteti’’, tha një qytetar.
’’Shumë e mirë shkurton shumë, dolëm në Pogradec për gjysëm orë’’, tha një tjetër.
’’Ne vinim për 2 orë në Pogradec tashme për 20-25 minuta, me këtë rrugë kemi shpëtuar. Falenderojmë kryeministrin për këtë mrekulli që bëri për Mokrën’’, u shpreh një qytetar.
’’Nga Mokra në Pogradec e shumta 30 minuta’’, u shpreh tjetër.
Aksi Qukës – Qafë Plloçë është pjesë e Korridorit 8, një arterie e rëndësishme ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me vendet fqinje. Segmenti përmban dy karrexhata nga 3.75 m secila, ka 2 tunele, katër ura nga të cilat dy janë ura metalike të varura.
Ky segment rrugor me një gjatësi prej 43 kilometrash do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen drejt zonës juglindore të vendit duke bërë që distanca Tiranë-Korçë të përshkohet për rreth 1 orë e 30 minuta./Klan News
Fraksion.com

