Hëna e Përgjakur shndrit në të gjithë botën, publikohen fotot mahnitëse nga shtete të ndryshme
Një spektakël qiellor mahniti miliona njerëz në mbarë botën teksa Hëna e Përgjakur u ngrit mbi horizontin e natës, duke transformuar qiellin në një skenë mistike të ngjyrave dhe hijeshisë.
Pamjet e publikuara nga qytete të ndryshme të botës, tregojnë Hënën në një ngjyrë të thellë të kuqërremtë.
Fenomeni, i quajtur “Hëna e Përgjakur”, jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e astronomëve dhe dashamirësve të universit, por u shoqërua me rituale, meditime dhe vëzhgime në vende të ndryshme.

Një fotograf në Pekin ka kapur këtë pamje shumë mbresëlënëse të hënës pranë portës Yongdingmen të shekullit të 16-të në kryeqytetin e Kinës.

Një pamje nga afër e Hënës së Përgjakshme nga Johanesburgu.

Një hënë e kuqe e thellë shihet në Kajro, Egjipt.
Njerëzit shikojnë Hënën e Përgjakshme nga Qendra Botërore Financiare e Shangait/ Getty Images
Një “Hënë e Përgjakur” ngrihet mbi qiellin e natës gjatë një eklipsi total hënor në Kinë./ Getty Images
Njerëzit u mblodhën në shëtitoren Bund përgjatë lumit Huangpu për të parë nga afër spektaklin./ Getty Images

Një “Hënë e Përgjakshme” ndodh kur Toka bllokon dritën e Diellit dhe Hëna kthehet në të kuqe për shkak të rrezeve të diellit që përkulen nëpër atmosferën e Tokës./ Getty Images
Fraksion.com

