AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë në Librazhd, makina del nga rruga dhe rrokulliset 100 metra në greminë, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në një zonë rurale të bashkisë Librazhd, ku drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Esat Tahir Xherri, ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1300 në fshatin Zdrajsh, që bën pjesë në Njësinë Administrative Orenjë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një terren të thepisur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura. Ai është nxjerrë nga automjeti i shkatërruar dhe është nisur me autoambulancë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Paraprakisht i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com