AktualitetTë fundit

18-vjeçarja italiane abuzohet seksualisht nga punëtori i shezlongeve

Kamerat e sigurisë në shëtitoren e Plazhit në Durrës kanë filmuar momentet e një ngjarje të rëndë.

Pamjet tregojnë kur 26-vjeçari, Leonardo Preza tenton t’i shesë drogë 18-vjeçares nga Italia, me të cilën më pas abuzoi seksualisht me dhunë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen 13 në Durrës, në pjesën e shezlonëve të një hoteli.

Pamje të fiksuara nga kamerat e sigurisë në zonë, tregojnë  se 18-vjeçarja italiane e ulur në një stol dhe pak sekonda më vonë duket 26-vjeçari, Preza që merrej me mirëmbajtjen e shezlonëve.

I riu, tashmë i arrestuar, nis fillimisht të komunikojë me të dhe menjëherë tenton t’i shesë lëndë narkotike.
Shtetasja italiane e ka refuzuar diçka të tillë, por ka pranuar ftesën e 26-vjeçarit për t’u zhvendosur tek pjesa e shezlonëve më pranë bregut të detit, siç duket edhe në këto pamje.

Në bazë të kallëzimit të saj, por edhe dëshminë së një personi që kishte parë ngjarjen, janë gjetur pamjet në kamerat e sigurisë dhe është identifikuar përdhunuesi. Ai u arrestua pas disa orësh dhe në polici ka pranuar marrëdhënien me italianen por ka pretenduar se ishte me dëshirën e saj. Por shenjat e dhunës në trupin e vajzës që ka luftuar kundër përdhunimit tregojnë të kundërtën.

Vajza është dërguar në spital ku i është nënshtruar një vizite të hollësishme mjekësore. Në duar e në qafë e në pjesë të tjera të trupit ajo ka shenja të cilat të çojnë në konkluzionin se është përdhunuar.

26-vjeçari është baba i tre fëmijëve.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi më herët ka qenë i arrestuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com