Shqiptarët punojnë 5 orë më shumë në javë se europianët
Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një person të punësuar ka pësuar një rënie të lehtë vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41,6 orë në vitin 2023.
Sektori i bujqësisë kryeson me orët më të ulëta javore të punës, me 35.5 orë në javë në vitin 2024 nga 36,5 orë në vitin 2023. Bujqësia është një sektor me sezonalitet të lartë, çka ndikon në një mesatare me te ulët javore të orëve të punës në krahasim me sektorët e tjerë të prodhimit dhe tregtisë.
Sektori i ndërtimit ndjek të njëjtin trend, megjithëse ka shënuar një ulje të lehtë nga 45,2 orë në vitin 2023 në 45,1 orë në vitin 2024. Nga ana tjetër, industria nxjerrëse, energjia, gazi dhe furnizimi me ujë shënojnë një rritje të lehtë të orëve mesatare, nga 43 orë në 2023 në 43,2 orë në 2024, duke reflektuar qëndrueshmërinë që kanë këto sektorë si nga flukset e kërkesës ashtu edhe të prodhimit.
Në Shqipëri punohet shumë më gjatë se në BE
Në vitin 2024 punonjësit shqiptare kishin oraret më të zgjatuara të punës në javë në krahasim me BE-në. Mesatarja e bashkimit Europian, sipas Eurostat ishte 36 orë në javë, rreth 5 orë më pak së në Shqipëri.
Vendet me orët me gjata javore të punës, ishin Greqia (41 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).
Në të kundërt, Holanda, kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0)./Monitor
Fraksion.com

