AktualitetTë fundit

Ekzekutimi i 34-vjeçarit Kristian Kola, autorët e vëzhguan dhe e qëlluan me silenciator kur doli nga lokali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqendrën e veriut, Shkodër ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Ende nuk është përcaktuar një pistë hetimi nga policia e Shkodrës lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit Kristian Kola. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Sipas të dhënave, autorët kanë qenë me motor, të maskuar me skafandra dhe të veshur me të zeza. Ata kanë pritur derisa 34-vjeçari të dilte nga lokali dhe më pas e kanë qëlluar disa herë me armë me silenciator, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se atentatori ka ndalur motorin para lokalit, ka qëlluar nga një distancë e afërt dhe më pas është larguar drejt periferisë së qytetit.

Policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës në disa zona të Shkodrës, por ende pa rezultat për identifikimin e autorëve. Viktima, 34-vjeçari Kola, nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë, ndërkohë që punonte në ndërtim së bashku me të atin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com