AktualitetTë fundit

Detaje nga ekzekutimi i 34-vjeçarit në Shkodër: Autorët mbi motor dhe me skafandra

Të dhëna të reja mësohen lidhur me ekzekutimin e 34-vjeçarit Kristian Kola mbrëmjen e kaluar në Shkodër.

I riu ka qenë duke pirë kafe në ambientet e jashtme të një hoteli, kur papritmas është qëlluar me armë disa herë nga dy persona të paidentifikuar ende. Kamerat e sigurisë dhe rrëfimet e dëshmitarëve kanë treguar se autorët ishin mbi motor dhe me skafandra mbi kokë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një orar dhe në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit verior, konkretisht rreth orës 22:30 përballë Kinema Millenium.

Deri më tani nuk ka asnjë pistë se kush mund të jenë dy autorët. “Janë marrë disa dëshmitarë, shoqëria, rrethi i të njohurve për të arritur në një pistë. Kola nuk kishte precedent të mëparshëm penal. Ai lëvizte i lirshëm dhe nuk dukej se kishte marrë kërcënime apo paralajmërime. Ky atentat e ka zënë dhe atë në befasi, kur ka marrë disa plumba në kraharor çka ka rezultuar fatale për të riun.”, tha Kalaja. Kështu mbeten akoma mister shkaqet dhe motivet.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com