AktualitetPolitikëTë fundit

DASH publikon detaje nga takimi i Dumanit me zyrtarin amerikan

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbuluar qëllimin e takimit të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani me një zyrtar të lartë amerikan dy ditë më parë. Në një reagim për mediat, DASH tha se fokusi i diskutimeve të Dumanit dhe zyrtarit të lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, ishin lufta ndaj trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, tha DASH.

Dumani ishte në Uashington më 2 shtator. Takimi me Hanrahan u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk kishte mbulim mediatik.

Vizita e tij u zhvillua vetëm dy javë përpara hapjes nga KLP-ja e garës për drejtuesin e ri të SPAK, pasi mandati i Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme përfundon në dhjetor.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com