Tatimet mblodhën 38,5 miliardë lekë në gusht, 6,5% më shumë se në 2024-ën
Sezoni turistik dhe konsumi i shtuar, ka bërë që administrata tatimore të rrisë ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat totale të realizuara për muajin gusht kanë kapur shifrën e 38,5 miliardë lekëve, apo 385 milionë euro.
Në krahasim gushtin 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 24 milionë euro. E shprehur në përqindje, kapërcimi në raport me vitin e kaluar regjistrohet në 6,5%.
Ndërsa në raport me planifikimin e bërë rritja e të ardhurave regjistrohet në 14 milionë euro.
Fraksion.com

