AktualitetTë funditTeknologji

Shërbimet e Google-it jashtë funksionit në një pjesë të Evropës

Sot, në datën 4 shtator 2025, një numër i konsiderueshëm përdoruesish në Evropën Juglindore ka raportuar për probleme me shërbimet e Google, që nuk po funksionojnë siç janë mësuar. Ndërprerja ka ndikuar në disa prej platformave kryesore të kompanisë, duke përfshirë YouTube, Google Search, Google Maps, Gmail, Google Drive dhe më shumë, duke shkaktuar vështirësi për miliona përdorues.

Raportime për këtë situatë kanë ardhur kryesisht nga përdorues në vende të Ballkanit. Deri tani, Google nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me shkakun e këtij problemi. Ende nuk dihet nëse është një çështje teknike e brendshme apo një sulm kibernetik.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com