Portugalia në zi: 15 viktima pas aksidentit me tramvaj
Carris: Janë respektuar “protokollet e kontrollit teknik”
Duke cituar një dëshmitar okular, stacioni televiziv SIC raportoi se tramvaji “me shpejtësi të plotë” eci në rrugën e pjerrët dhe goditi një ndërtesë. Gruaja dëshmitare tha, se “ai u përplas me forcë brutale dhe u shemb si një kuti kartoni, nuk kishte frena”. Sipas SIC Notícias, që iu referua operatorit hekurudhor, ngecja e frenave dyshohet si shkak i aksidentit. Nëpunës nga departamenti i policisë kriminale në Lisbonë anë në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet.
Një aksident i tillë me tramvajin elektrik nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Lisbonë. Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa shprehu dhimbje të thellë për aksidentin dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave. Tramvaji e kishte filluar punën në vitin 1885, në vitin 1915 kaloi në tramvaj elektrik. Sipas kompanisë kujdestare, Carris, janë respektuar “protokollet e kontrollit teknik”./DW
Fraksion.com

