“Një karrige jashtë të kontribuojë me një pemë”, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale, janë bërë vende qokash të tmerrshme
Rama: Domosdoshmëri që të gjithë ne së bashku që qeveria e re do të jetë shumë e fokusuar që të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë ku e kemi shqepur dhe bërë copë copë, duke harruar që hiret e Shqipërisë, luksi i Shqipërisë është kjo, është bukuria e vet, është tradita e vet.
Do mbetet në historinë e zhvillimit, pergoalatë mendon një hardhi plot gjelbërim dhe rrush, është hekur, kartonxhes dhe llamarinë dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje, u kthye në një argument për të legalizuara ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar, duke marrë lejet nga bashkitë që ta sjellë pseudo pergolatën poshtë pallatit dhe bëjmë pronar prurësin e rrushit prej çeliku, pas heqjes do sjellim shumë më tepër natyrën, një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë. Reformim të inspektoriatave, policia bashkiake dhe IKMT duhet të reformohen janë disfunksionale, duhet të certifikohen se janë bërë vende qokash të tmerrshme, s’duhet të vijojë kështu.

