AktualitetTë fundit

Kriminalizimi i shpifjes në Kodin e ri Penal, Arben Rakipi: Të mos përjashtojmë gazetarët!

Sot u mbajt tryeza e dytë e prezantimit të draftit sa i përket Kodit të ri Penal.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, njëkohësisht drejtues i grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal prezantoi ndryshimet që parashikon të pasqyrohen në Kodin e ri.

Ai ka deklaruar se me ndryshimet kriminalizohet shpifja, ndërkohë që u ndal specifikisht në profesionin e gazetarëve.

“Më duhet fyese nëse i përjashtojmë gazetarët nga shpifja. Kjo në një farë mënyre bën licencimin e atyre që shpifin. Apo më keq akoma, paragjykon duke lënë të kuptohet që ata shpifin. Shqipëria ka një premtim për të dekriminalizuar shpifjen, por grupi ynë i punës nuk ka pasur kontakte politike për të thithur këtë orientim dhe ka qëndruar në nivelin Teknik”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com