Dy persona në Dibër posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, arrestohen
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”
Si pasojë janë arrestuar dy shtetas të identifikuar si Elsi Kuca (Dauti), dhe Aleksandër Tota pasi posedonin lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Blutë kanë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe drogë.
Njofim i Policisë:
Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
Po në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit A. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• E. K. (D), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
• A. T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com

