“Dhërmiu, jo me muzikë që çmend dynjanë dhe me ujërat e zeza në det”, Rama merr si shembull Himarën: Plazh publik me shërbime
Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të pasurive natyrore të Shqipërisë, duke kërkuar që ato të kthehen në asete të vërteta për zhvillimin e turizmit.
Rama ka shprehur shqetësimin për ndotjen e plazheve dhe ka kërkuar një angazhim të shtuar nga autoritetet lokale dhe qeveritare për pastrimin e zonave bregdetare. Ai ka theksuar se plazhet duhet të jenë të pastra dhe se ndotësit më të mëdhenj janë ata që shpesh nuk respektojnë rregullat e pastrimit.
Edi Rama: Dhërmiu s’ka pse të ketë më subjekte që vijnë nga vende të tjera që çmendin dynjanë me muzikën dhe derdhin ujërat e zeza në det. Kryebashkiaku i Himarës e ka dhënë një shembull me çadrat e loguara të bashkisë dhe me një shërbim të pastër, pa salltanete, por pa asnjë stres.
Plazhe si i Durrësit, Shëngjinit apo Velipojës janë të mëdha, nuk mund të jenë 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë me praktikat më të mira, t’i përgjigjen asaj që qytetari paguan.
Bashkia e Lezhës ka pasur një rol kyç për pastërtinë, ka dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit të plazheve të pastra. Plazhi duhet të jetë në dispozicion të yt, jo të uzurpatorëve. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun nuk mund të ketë vetëm rërë, por të ketë shërbim, si ai që ka ofruar Himara.
Fraksion.com

