AktualitetTë fundit

Vengu: Përfundon kursi i përgatitjes i gjeneratës së re të Forcave Speciale

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vlerësoi sot përgatitjen e gjeneratës së re të Forcave Speciale.

“Këmbëngulja dhe ndjenja e shërbimit e të rinjve që konkurrojnë në kursin e Forcave Speciale është mbresëlënëse”, u shpreh Vengu.

Ministri theksoi se “pas 6 muajsh sfidash ekstreme, gjenerata e re e specialistëve i bashkohet misionit më të vështirë e më të lavdishëm të shërbimit ndaj atdheut”.

“Dyfishimi i aplikantëve tregon se e ardhmja e Forcave të Armatosura është e sigurt mbi supet e këtyre djemve e vajzave të jashtëzakonshëm”, u shpreh ministri.

Ky kurs, i zhvilluar sipas standardeve më të larta profesionale, synon formimin e një force elitare, të gatshme dhe të aftë për përmbushjen me sukses të çdo detyre dhe misioni.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com