Ndotën një sipërfaqe toke pasi nuk kontrolluan tubat e naftës, procedohen dy shtetas
Dy shtetas janë proceduar në gjendje të lirë pasi nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar, përkatësisht si inxhinier dhe përgjegjës sektori, dhe si pasojë kanë shkaktuar ndotje në një sipërfaqe toke (pronë shtetërore) në fshatin Lavdan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar përkatësisht si inxhinier dhe përgjegjës sektori.
Si pasojë e dëmtimit të njërit prej tubave, ka rrjedhur lëndë hidrokarbure që ka ndotur një sipërfaqe toke (pronë shtetërore) në fshatin Lavdan.
Fraksion.com

