AktualitetTë fundit

Ndërtim i paligjshëm: Arrestohet një shtetas, nisin hetimet për një polic e një punonjës të AKZM

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka referuar materialet proceduriale për një punonjës policie dhe një punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për punonjësin e policisë M. M., me detyrë nënspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, si edhe për punonjësin e AKZM-së, shtetasin G. H.

Ndërkohë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” në zonë të mbrojtur.

Sipas AMP, referimi i materialeve për punonjësit është bërë pasi, me veprime dhe mosveprime të tyre, kanë lejuar ndërtimin e një objekti dykatësh me mur guri në vendin e quajtur “Quka e Ibrahim Osës”, Bjeshkët e Pojanit, njësia administrative Tropojë, pa lejet përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com