Trupi i pajetë në brigjet e Marbella-s, policia spanjolle nis verifikimet për ADN-në me familjarët e Miklovan Dakajt
Trupi i pajetë i Miklovan Dakajt u raportua se u gjet ditën e djeshme nga autoritetet në Marbella të Spanjës, ndërsa prej kohësh ai ishte shpallur i zhdukur dhe kërkohej nga familja e tij.
Mësohet se pas gjetjes së trupit, që besohet se i përket Dakajt, autaorietet spanjolle kanë nisur verifikimet për identifikimin e saktë të tij.
Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare.
Bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është i vazhdueshëm për të sqaruar situatën. Hetimi është duke vazhduar dhe autoritetet paralajmërojnë publikun të mos përhapë mesazhe ose informacione të pabazuara në lidhje me rastin”, thuhet në artikullin e “Costablancadaily” ditën e djeshme.
Gazetarja, Klodiana Lala, raporton se personi i fundit që u takua me Danajn ishte Juxhin Drazhi i grupit të Elvis Doçit.
Miklovan Danaj humbi kontaktet me familjarët që më datë 12 maj të këtij viti. Denoncimi i familjarëve të cilët treguan se personi i fundit që ka patur kontakt me Danajn, është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur.
Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle. Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij.
Media spanjolle Costablancadaily, ka njoftuar pasditen e sotme se Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra e Shqipërisë, u gjet i vdekur në bregun e Marbellës pasi u zhduk në maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.
Referuar informacioneve nga mediat shqiptare, Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare. Zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.
Fraksion.com

