AktualitetPolitikëTë fundit

Qeveria liron nga detyra 3 zv/ministra, janë zgjedhur deputetë më 11 maj

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë lirimin nga detyra të tre zëvendësministrave.

Nga posti i zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit u largua Ilva Gjuzi, nga ai i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë u lirua Ceno Klosi, ndërsa Romina Kuko u shkarkua nga detyra e zëvendësministres së Brendshme.

Gjuzi dhe Kuko ishin në listat e mbyllura, përkatësisht në Tiranë dhe Korçë, ndërsa Klosi fitoi mandatin në qarkun e Fierit. Ai mori mbi 19 mijë vota duke qenë më i votuari nga lista e hapur në qark.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com