Kreu i SPAK, Altin Dumani vizitë në SHBA, do të pritet në takim nga zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit
Kreu i SPAK, Altin Dumani po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se Dumani do të pritet në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga zyrtari i lartë Brendan P. Hanrahan për Çështjet Evropian dhe Euro-Aziatike.
Sipas njoftimit të DASH, takimi i Altin Dumanit do të jetë në orën 16:30 me orën e Uashington DC (22:30 me orën e Tiranës).

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka dhënë detaje lidhur me vizitën e Dumanit si dhe nuk dihet as tema e diskutimit.
Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar të DASH do të zhvillohet pa praninë e mediave.
Kush është Brendan Hanrahan?
Më herët, ai ka punuar si këshilltar për politika pranë Komitetit të Senatit për Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen, në kohën kur ky komitet drejtohej nga senatori Marco Rubio. Karrierën e tij e ka nisur në McKinsey & Company, ku ka mbështetur klientë nga sektori publik dhe ai privat.
Z. Hanrahan është diplomuar në Harvard College (në nivelin Bachelor – A.B.) dhe mban një diplomë MBA nga Stanford Graduate School of Business.
Fraksion.com

