Ish-deputeti i PD i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit, Kreshnik Çollaku emërohet Këshilltar për Politikën e Jashtme nga Presidentja e Kosovës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike, duke iu bashkuar ekipit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pak ditë më parë, Çollaku ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke i hapur rrugë angazhimit të tij të ri në institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës.
Përmes një njoftimi publik, ai u shpreh: “Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.”
Ai theksoi gjithashtu se ky rol i ri do t’i mundësojë të qëndrojë mes Tiranës dhe Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik dhe vullnet për të kontribuar në integrimin e interesave kombëtare dhe shtetërore të të dy vendeve.
Fraksion.com

