AktualitetTë fundit

Aksident me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës bëri të ditur sot se është arrestuar një shtetase italiane, e përfshirë në një aksident rrugor me dy viktima.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban vunë në pranga shtetasen A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100-Vjetori”, ku automjeti që drejtonte 28-vjeçarja u përplas me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit, humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, ndërsa pasagjeri i tij, D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë, ndërroi jetë më pas në spital nga plagët e marra.

Materialet e rastit iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com