“Mediat t’i rezistojnë censurës”, Berisha: Vetëm një grup i vogël thonë të vërtetat, 90 për qind mbulojnë të zezat e qeverisë
Kreu i PD Sali Berisha, u ka bërë thirrje mediave të mos dorëzohen përballë tentativave për t’u censuruar.
Në një deklaratë para Prokurorisë së Posaçme ku ishte në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij, Berisha u shpreh se qytetarët shpesh mbeten në errësirë të asaj që ndodh në realitet, për shkak se shumica e mediave tentojnë të fshehin të vërtetën, të ndikuar nga qeveria.

