KLP liron nga detyra drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me 6 vota pro dhe 4 kundër për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.
Kjo e fundit u emërua 5 vite më parë, më 31 gusht, dhe më 1 shtator do të duhej t’i dorëzonte detyrën kreut të ri, por ky i fundit ende nuk është zgjedhur.
Me ikjen e Hajnajt, drejtimin e BKH-së do ta marrë nënkryetari, Joni Keta, i cili është njëkohësisht në garë për postin e drejtorit.
Keta po garon me 6 të tjerë, të cilët kanë kaluar të gjitha testet e kërkuara, ndërsa janë në pritje të përfundimit të procesit të verifikimit të pasurisë dhe figurës.
Fraksion.com

