AktualitetPolitikëTë fundit

Shpallet rezultati përfundimtar, certifikohen zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Rregullator ka mbajtur sot mbledhjen për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025.

Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, Komisioni Rregullator me 3 vota pro dhe 2 kundër ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, duke certifikuar zgjedhjet.

Kështu Partia Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com