AktualitetPolitikëTë fundit

Komisioni Rregullator i KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, Berisha: Farsë elektorale! Nuk e njohim 11 majin

Kryetari i Partisë Dmeokratike Sali Berisha ka deklaruar sërish së PD nuk e njeh rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë për shytop nga sleia blu, Berisha tha ripërsëriti se 11 maji ishte një farsë elektorale.

“PD nuk i njeh zgjedhjet. Përfaqësuesit tanë mbajtën qëndrim dinjitoz në komision. Këto ishin farsë e vërtetë elektorale”, tha Berisha.

Deklaratë e Berishës vjen ndërkohë që vetëm pak më parë Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ky akt shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hap rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com