Aksident i rëndë në Përmet, i moshuari humb jetën pasi u përplas nga automjeti
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:10, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin S. P., 90 vjeç, gjithashtu banues në Përmet. Për fat të keq, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

