Papa Leone thirrje për paqe në Gaza: Lutem për një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e pengjeve
Papa Leone XIV bëri edhe një herë thirrje “me forcë” për paqe në Gaza. Në Sallën Pali VI, ai bëri thirrje si për palët e përfshira ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare që t’i japin fund konfliktit, “i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”.
Papa kujtoi gjithashtu pengjet e shumta izraelite që mbahen ende nga pengmarrësit e tyre, si dhe vuajtjet e popullsisë palestineze, e cila nuk po merr ndihmë të mjaftueshme humanitare.

