AktualitetTë fundit

“Merrnin para nga bizneset”, SPAK arrestohen tre punonjës të IMT, zbardhen emrat

Tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë u vunë në pranga gjatë një operacioni që po zhvillohet nga SPAK dhe Policia e Shtetit.

Raportohet se bazuar në referimin e Policisë së Shtetit, SPAK firmosi urdhër arreste ndaj dy punonjësve të IMT, pasi një shtetas ka kallëzuar se në zonën e kombinatit, disa persona e kanë vizituar në banesë dhe i kanë kërkuar para në këmbim të mos prishjes së dy tendave të lokalit në katin e parë.

Mësohet se menjëherë mbas referimit prej sektorit kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit u referuan materiale në SPAK dhe njëherazi gjatë ditës janë përdorur metoda speciale të hetimit ku dhe është provuar pagesa e një mijë eurove. Të arrestuarit janë Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë DPN 2 Drejtoria e Rrugëve, Geraldo Fucia, punonjës në Bashkinë Tiranë IMT Tirane, Edmond Çela, punonjës i IMT Tiranë  Inspektor Zona Peze, Vaqarr. Ndërkohë që është shpallur në kërkim K.  Zh. punonjës i IMT Tiranë.

Tre persona të tjerë, njëri menaxher lokali dhe një tjetër kamerier në një lokal, do të hetohen në gjendje të lirë mbasi dyshohet se tentuan të fshehin paratë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com